Header

Skandal në pallatin mbretëror spanjoll/ Qytetarët kërkojnë testin e ADN-së për vajzat e mbretëreshës

Nuk ka fund makthi në pallatin spanjoll pas zbulimit të skandalit rozë se Mbretëresha Letizia kishte një lidhje me kunatin e saj Jaime del Burgo, ish-bashkëshortin e motrës së saj.

Historia ka tronditur popullin spanjoll, që kërkon tashmë teste të ADN-së për vajzat e çiftit mbretëror, njëra prej të cilave është edhe trashëgimtarja e fronit.

Sipas shtypit spanjoll, njerëzit kërkojnë të dinë nëse Princesha Lenore, e cila është trashëgimtarja e radhës e fronit, ashtu si edhe princesha Sofia, janë apo jo vajzat e mbretit Felipe. Në të njëjtën kohë, pallati nuk ka reaguar apo prononcuar në lidhje me skandalin e krijuar.

Ndërkohë nga ana e tij, pallati nuk ka reaguar apo deklaruar në lidhje me skandalin e krijuar.

Vlen të theksohet se që kur shpërtheu skandali rozë që tronditi besueshmërinë e familjes mbretërore, kanë dalë informacione të ndryshme për rrjedhjen e informacionit, apo për faktin se lidhja e dashurisë është mbajtur sekret pasi Letitia Ortiz (atëherë gazetare) u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll.

Edhe Jaime del Burgo, i cili duket se është guri i skandalit, e zbuloi atë përmes rrjeteve sociale, pasi pretendoi se “të gjithë spanjollët kanë të drejtë të dinë të vërtetën“, gjë që shkaktoi bujë pasi do ta konfirmonte pabesi. Sidoqoftë, del Burgo më pas fshiu postimin dhe llogarinë e tij në platformën X kur postimi u shpërnda nga media spanjolle.

 

You may also like ...