Shumë nga yjet e showbizit kanë tentuar të presin flokët në shtëpi si pasojë e izolimit nga pandemia e Covid-19, por për Camila Cabellon rezultatet nuk ishin ato që ajo priste.
Këngëtares bukuroshe i ishin rritur aq shumë balluket sa nuk mund të shihte më, prandaj i erdhi në ndihmë mamaja e saj Sinuhe Estrabao.
Camila ka ndarë në Instastory momentin kur 52 vjeçarja i pret flokët, që sipas yllit të “Senorita” rezultuan në një katastrofë.
“Jo mirë. E prishi fare këtë punë!,” thotë Cabello teksa i referohet mamasë së saj.
“Balluket e mia nuk duhet të jenë kështu…të shkurtra, të gjata, të shkurtra të gjata…dhe si mi ka bërë mami në mënyrë horizontale,” vazhdon ajo, ndërkohë që përdor dhe fjalor të papërshtatshëm.
https://www.instagram.com/tv/B_Od–YgXA4/?utm_source=ig_embed
- Pas Adele, Dua Lipa e para që arrin këtë super sukses
- Meghan Markle rrëfen për dokumentarin për elefantët