Regjisorja amerikane Greta Gerwig, e cila mbushi kinematë këtë verë me fenomenin e filmit me temë rozë “Barbie”, u emërua presidente e jurisë për Festivalin e Filmit në Kanë për vitin 2024 .
Gerwig, 40 vjeç, do të jetë regjisorja e parë grua amerikane që do të mbaj postin e presidentes së jurisë, duke marrë stafetën nga kreu i jurisë së vitit 2023, regjisori i “Triangle of Sadness” dhe dy herë fituesi i Palmës së Artë, Ruben Ostlund nga Suedia.
Ajo është gjithashtu personi më i ri që ka marrë përsipër këtë detyrë në gati gjashtë dekada, që nga Sophia Loren, në moshën 31 vjecare në vitin 1966. Gerwig tha në një deklaratë se ajo ndihet “e lumtur, e emocionuar dhe e përulur” që u zgjodh në krye të jurisë së festivalit.
Festivali i 77-të i Filmit në Kanë zhvillohet në datat 14-25 Maj, ndërsa përzgjedhja zyrtare do të zbulohet në mes të Prillit.
- Shqipëria në 10 destinacionet më të preferuara për pushime gjatë vitit 2023
- Lumi B do bëhet baba për herë të dytë