Header

Viti i ri akademik nis me protestë

Viti i ri akademik ka nisur me bojkot tek Universiteti i Mjekësisë. Studentet kanë kundërshtuar kushtet e vendosura për tu punësuar pas studimeve. Ata kanë kërkuar dialog me qeverinë. Ndërkohë në universitet e tjera të vendit dita e parë ka nisur normalisht. Në total për të dyja ciklet e studimit master dhe bachelor janë rreth 120 mijë studentë, ndërsa në vit të parë janë regjistruar rreth 19,800 kandidatë.

Sa i përkët programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa univiersitete, dhe tërheq një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.

Ky është viti i dytë, që qeveria ka ofruar mbështetje me bursë mujore sa paga minimale për disa degë të shpallur si degë prioriatre, ku futen degët e bujqësisë, mësuesisë dhe burimeve minerare dhe gjeologjisë. Në këtë vit akademik, impakt ka patur në degët e bujqësisë ku dhe është shënuar një rritje të numrit të studentëve.

Ndërkohë që në degët që të çojnë në mësuesi numri i regjistrimeve të studentëve mbetet i ulët, madje në degë si Kimi, Fizikë dhe Matematikë, regjistrimet janë në nivele minimale.

You may also like ...