Margot Robbie mbështet grevën e sindikatës së saj, e cila ka rreth dy muaj që vazhdon dhe e tregoi duke marrë pjesë në marshimin që u zhvillua pasditen e së mërkurës në Los Angeles.
Robbie, e cila luajti në filmin me fitimin më të madh të vitit vetëm disa muaj më parë, u bashkua me aktorët e tjerë për të luftuar për të drejtat e tyre në një tubim SAG-AFTRA.
Aktorja mbante një pankartë teksa po ecte nga Netflix në Paramount Studios me protestuesit e tjerë në West Hollywood.
Aktorët dhe shkrimtarët e Hollivudit janë aktualisht të bashkuar në “grevën e tyre të dyfishtë” të parë në më shumë se 60 vjet, duke u zotuar të mbrojnë çdo punonjës në industri nga zëvendësimi i inteligjencës artificiale, ndër shqetësimet e tjera.
Pavarësisht se greva është tashmë në muajin e dytë, Margot u shfaq në humor të mirë. Menjëherë pas Margot ishte aktorja australiane Samara Weaving.
- Rolling Stone shpall “Past lives” si filmin më të mirë të vitit
- NSYNC rikthehen me muzikë të re pas dekadash