Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter, goditi Marokun në orët e vona të së premtes. Sipas autoriteteve, të paktën deri tani 632 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.
Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.
“Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Disa video në platformën X tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugë të çara të mbushura me rrënoja. Shumë njerëz dolën të alarmuar në rrugë dhe kaluan natën jashtë nga frika e pasgoditjeve.
EARTHQUAKE IN MOROCCO: Several buildings collapsed during the earthquake, especially between Agadir and Marrakech. pic.twitter.com/psAdnl3YGb
— Walter Cafeed (@WCafeed) September 8, 2023
- Shtëpia e Marilyn Monroe në Los Angeles po shkatërrohet, diva e bleu gjashtë muaj para vdekjes
- “Rocky Balboa” sfidon Papa Françeskun në boks