Header

Selena Gomez u përgjigjet teorive se kënga e saj i dedikohet The Weeknd

Selena Gomez publikoi së fundmi këngën, “Single Soon”, në të cilin ajo mendon se duhet t’i japë fund një lidhjeje, duke pyetur: “A duhet ta bëj në telefon? / A duhet të largohem  duke lënë një shënim të vogël në xhepin e palltos së tij? (Po) / Ndoshta thjesht do të zhdukem / Nuk dua të shoh  lot / Dhe fundjava është pothuajse këtu.”

Selena Gomez's Fans Say 'Single Soon' Is About The Weeknd Romance –  Hollywood Life

Fansat e Gomez filluan të teorizojnë se cili ish mund të ketë frymëzuar tekstin e saj. Megjithatë, Gomez mohoi spekulimet se kënga e ndarjes ka të bëjë me The Weeknd.

“Nuk mund të ishte më e pavërtetë,” komentoi ajo në një postim në Instagram që sugjeronte se The Weeknd ishte muza e saj.

Gomez dhe The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ishin në një lidhje për 10 muaj në 2017. Në kohën e ndarjes së tyre, u tha se The Weeknd po fokusohej në karrierën e tij dhe jo në jetën personale.

The Weeknd më vonë u përfol për lidhje me Angelina Jolie, DJ Chantel Jeffries dhe influencuesen Simi Khadra.

You may also like ...