Header

“Është më e lehtë të jesh vetëm”, Jennifer Aniston tregon si ndikoi divorci i prindërve të saj

Jennifer Aniston është rrëfyer për jetën e saj personale dhe ka shpjeguar se sa shumë është ndikuar shumë nga divorci i prindërve të saj.

Duke folur për revistën WSJ, Aniston është shprehur se duke parë marrëdhënien e vështirë të prindërve të saj kur ishte fëmijë, ka ndikuar që të mos e priste kurrë me padurim të krijonte një familje të saj.

“Të shikoja marrëdhënien e familjes sime nuk më bëri të shkoja ‘oh, mezi pres ta bëj edhe këtë’. Për mua, marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë pak të vështira. Isha vërtet e vetmuar”, ka treguar ylli i hollivudit.Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 9 vjeç.

“Nuk më pëlqeu ideja për të sakrifikuar atë që isha apo atë që duhej të bëhesha. Është shumë më e lehtë të jesh e vetëm”, tha ajo.

Madje 54-vjeçarja theksoi se është sfidë për të që të arrijë të ndërtojë një lidhje.
“Duke parë të rriturit që tregoheshin të pasjellshëm me njëri-tjetrin dhe duke parë disa sjellje të çuditshme, mendoja: “Nuk dua ta bëj këtë, nuk dua të jem ashtu”, përfundoi Aniston.

 

You may also like ...