Italianëve u ka sosur durimi me stilin e pazakontë të veshjes, me të cilin Kanye West dhe në veçanti e dashura e tij Bianca Censori shfaqen në publik.
Arkitektja australiane, Bianca Censori, e cila tashmë është edhe bashkëshortja e reperit të njohur Kanye West, së fundmi ka ndezur polemika sikur ka ecur e zhveshur nëpër rrugët e Italisë. Policisë italiane u është bërë thirrje që ta ndëshkojnë atë pasi është shfaqur mjaft provokuese në një vend konservator publik.
Kanë qenë kritikët në mediat sociale të cilët u janë lutur autoriteteve lokale të ndëshkojnë Biankën për zgjedhjen e saj të veshjeve.
E njëjta gjë ndodhi të dielën kur ajo dhe Kanye dolën për darkë dhe bukuroshja brune kishte veshur një kostum ngjyrë nude pa sytjena, ndërsa gjoksin e mbulonte vetëm me një çantë të zezë.
Sipas faqes zyrtare të turizmit, CIU Travel, italianët e shohin si ‘fyese’ të shohin vizitorë që ‘bredhin rrugëve të zhveshur në forma të ndryshme’.
Sipas Gjykatës Kushtetuese Italiane ajo mund të gjobitet me një gjobë prej 5-10 mijë euro ose me burgim.
Në fotot e postuara në mediat e huaja ajo shihet e veshur me një kostum ngjyrë nud, e cila në impaktin e parë duket sikur nuk ka veshur asgjë.
- “Është më e lehtë të jesh vetëm”, Jennifer Aniston tregon si ndikoi divorci i prindërve të saj
- Vjen akuza e parë penale për puthjen që tronditi Spanjën, Rubiales denoncohet për sulm seksual