Header

Kontrata paramartesore e Britney Spears e lë Sam Asghari pa asgjë

Britney Spears nuk do të duhet të ndajë pasurinë me ish-partnerin e saj, Sam Asghari falë mbrojtjes nga kontrata paramartesore, por ka një arsye pse do të nënshkruajë një çek të konsiderueshëm.

Burime për “TMZ” shpjegojnë se kontrata nuk parashikon që ai të përfitojë mbështetje financiare prej saj. Ai mund të mbajë dhuratat dhe makinat që ka marrë prej saj, por vetëm kaq.

Gjithashtu ka një “klauzolë shtesë konfidencialiteti” që e ndalon Asghari të flasë për marrëdhënien e tij me Spears. Në sipërfaqe, duket sikur Sam nuk përfiton asgjë, por kjo s’është e gjitha.

Në plotësimin e kërkesës për divorc nga avokati i Asghari, ai ka paditur kontratën paramartesore. Nëse kjo pranohet, klauzola e konfidencialitetit rrëzohet por veç kërcënimi i saj mjafton për të tërhequr vëmendjen e këngëtares.

Burimet shtojnë se Sam di detaje të shumta për Britney, marrëdhënien e tyre, zënkat, problemet e saj saqë edhe sikur të ekzistojë një mundësi e vogël që gjithçka të dalë në dritë, ajo do ta paguajë që të heshtë.

Avokatët respektivë do të negociojnë dhe Spears do të nënshkruajë një çek qindra mijëra Dollarësh për ta mbyllur. Marrëveshja do të përfshijë edhe një pikë ku në rast se shkel klauzolat, Sam do të duhet të kthejë paratë. Çështja nuk do të shkojë në gjykatë.

You may also like ...