Gerard Pique përjetoi një moment të sikletshëm gjatë festës së Kings League, pasi të pranishmit e “poshtëruan” në skenë duke brohoritur emrin e Shakirës dhe duke kënduar ‘Waka Waka’.
Fansat kanë shpërndarë video të momentit tashmë viral, në të cilat shihet turma duke brohoritur me energji emrin e kolumbianes.
Në video shihet se Piqu ngjitet në skenë me mikrofon në dorë, për të thënë disa fjalë, por britmat e njerëzve e pengojnë atë që të flasë.
I ndodhur përballë momentit “poshtërues”, spanjolli mundi vetëm të shprehej: “Unë jam kampion bote, ti je askushi”.
Pas atij momenti të vështirë, të pranishmit filluan të këndojnë këngën e Kupës së Botës në 2010, Afrika e Jugut, ‘Waka Waka’.
@dailymail Shakira fans ain’t backing down ?? #shakira #gerardpique #shakirapique #madrid #club #fyp #viral
- Genc Fuga i nënshtrohet një operacioni të dytë në kokë!
- UNESCO rekomandon shtimin e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik