Header

Italia mes dy ekstremeve, breshër në veri e vapë në jug

Italia mbeti e ndarë në dysh të hënën midis nxehtësisë intensive në qendër dhe jug, dhe stuhive të dhunshme me breshër në veri, thotë Antonio Sano në faqen e internetit www.iLMeteo.it.

Sipas parashikimeve më të fundit, rajonet më të rrezikuara nga ngjarjet ekstreme të motit të keq janë Lombardia, Trentino Alto Adige, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Deri të mërkurën parashikohen shtrëngata për shkak të ardhjes së ajrit të freskët nga Evropa Veriore.

Në pjesën tjetër të vendit, anticikloni afrikan ‘Charon’ do të vazhdojë të sigurojë shumë diell dhe nxehtësi në gjysmën e parë të javës, me temperatura që arrijnë deri në 48°C në Pulia, Sardenjë, dhe Siçili.

Sistemi i presionit të lartë pritet të dobësohet që nga e enjtja, duke sjellë një rënie të temperaturës deri në 10-12 gradë.

Ndërkohë, nga Ministria italiane e Shëndetësisë thanë të hënën se si pasojë e të nxehtit, 16 qytete të mëdha do të qëndrojnë në alarm të kuq deri në mesjavë ku në zonën e rrezikut do të mbesin vetëm Bari dhe Catania.

You may also like ...