Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme ka mbërritur në Kosovë ditën e djeshme. Aktori tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të vizituar Kosovën dhe është shprehur i lumtur me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët.
Van Damme mori vëmendje me një varëse në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.
“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Populli i Kosovës vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, u shpreh aktori.
Van Damme ka spikatur për disa nga filmat më të shikuar ndër vite si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Street Fighter”, “Hard Target”, “Double Impact”, etj.
- Stresi zbulon se çfarë ka bërë me 160 mijë eurot e fituara në Big Brother Vip Kosova
- Ricky Martin: Është fakt! Toka e Shqiponjave, vendi më miqësor