Shakira është bërë sërish pjesë e mediave rozë, kësaj radhe për një tjetër romancë të dyshuar. Pasi u përfol për një lidhje me Lewis Hamilton, Shakira po përflitet për një lidhje me basketbollistin Jimmy Butler.
Këngëtarja 46-vjeçare thuhet se është parë në një restorant në Londër me lojtarin e Miami Heat për darkë.
Ajo është parë duke mbërritur në Novikov Restaurant & Bar në të njëjtën kohë me Jimmy-n pas orës 10.
Sipas Page Six, edhe pse ata të dy po përpiqeshin të ruanin një profil të ulët, ranë në sy dhe një nga burimet e brendshme u tha atyre se dyshja u larguan nga restoranti me disa minuta diferencë, në orën 1:30 të natës.
Jo vetëm kaq, burimi i brendshëm përmendi gjithashtu se stafi i sigurisë së yllit të NBA-së ndihmoi në shoqërimin e Shakirës nga restoranti, duke e nxjerrë nga një derë dytësore.
Vitin e fundit Shakira ka qenë në titujt kryesorë të mediave, për shkak të ndarjes së saj të bujshme nga Gerard Piqué.
- Piktura gjigande në shpatet e maleve të Zvicrës
- Vendimi zyrtar/ Pse Mbretëresha Kamila nuk do të marrë të ardhura nga Parlamenti?