Me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në shumë pjesë të Evropës, njerëzit po shkojnë drejt pishinave dhe plazheve.
Një gjest sensibilizues për të ruajtur qetësinë në këtë valë të nxehtë me të cilën po përballet Evropa, spikeri austriak i lajmeve të Euronews, Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokën e tij ndërsa ishte në transmetim direkt.
Austria është një nga disa vende në Evropë që po përballet me temperatura të larta këtë verë.
E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë vitin e kaluar, më shumë vdekje se sa në aksidente trafiku.
I nxehti ka sjellë dyndjen e njerëzve në ‘qendra ftohjeje’, të ngritura nga autoritetet lokale.
Në Spanjë, sinoptikanët thonë se nxehtësia mund të ketë arritur kulmin, duke kaluar 40 gradë Celsius në disa vende. Zaragoza, Teruel, Granada dhe Albacete janë në alarm të kuq dhe mund të thyejnë rekorde të temperaturës.
Për të ofruar pak lehtësi për vendasit, noti në pishinat lokale në Zaragoza tani kushton 40 për qind më pak se zakonisht.
Situata të ngjashme ka pasur edhe në Francë, ku shumë qytete janë përvëluar prej disa ditësh. Lyon ka parë temperaturat më të larta, deri në 42 gradë Celsius.