Header

Transgjinorja rrëmben kurorën e më të bukurës në Holandë

Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin holandez për “Miss Universe”.

Kolle mundi nëntë konkurrente femra duke marrë kurorën e m të bukurës për vitin 2023. 22-vjeçarja do të përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të “Miss Universe” në El Salvador këtë vit, duke u bërë konkurrentja e dytë transgjinore që kalon në konkursin ndërkombëtar.

Konkurrentja e parë transigjore që ka konkurruar në “Miss Universe” ishte Angela Ponce e Spanjës, e cila në vitin 2018 pavarësisht se mori pjesë nuk arriti të kalonte në raundin përfundimtar.

Pas titullit, Kolle ka shkruar në Instagramin e saj: Ja arrita! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar.

You may also like ...