Header

Britney Spears “fal” basketbollistin: Jam ende fanse e tij

Britney Spears ka reaguar pas publikimit të videos ku tregohet se si ndodhi në të vërtetë incidenti me  basketbollistin, Victor Wembanyama.

“Nuk ndihem sikur jam trajtuar si e barabartë në këtë vend… sigurisht kur e pashë videon vet… njerëzit që u mblodhën rreth meje kur më dëgjuan se më goditën, më bënë të ndihesha sikur kisha rëndësi”, ka shkruar ajo.

Ylli i muzikës pop deklaroi se nuk ka qenë shumë e vetëdijshme në momentin e incidentit dhe se njerëzit kanë mundur ta dëgjojnë vetëm duke sharë dhe se kjo është shumë më mirë se t’ia kishte kthyer goditjen.

Këngëtarja vuri në dukje se nuk kishte përjetuar kurrë më parë që një truprojë të sulmonte një fanse.

Spears shkroi se nuk e ka bërë këtë reagim “për ta luajtur viktimën” dhe madje këmbënguli se është “ende një fanse e madhe e lojtarit të NBA-s”.

You may also like ...