Header

Pas Deas, edhe Kristi me një mesazh publik për Luizin

Duket se edhe Kristi ka ‘pakënaqësi’ nga përmendjet që i janë bërë nga Luizi. Përmes një statusi në Instagram ai ka ironizuar fituesin e “Big Brother VIP”, teksa nuk dihet se cilës deklaratë i referohet konkretisht.

Kristi ka postuar një foto me Luizin duke shkruar: “Thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë yll i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetës. Adhurimi yt sekret për mua do mbetet gjithmonë mes nesh”.

Ai i ka bërë edhe ‘tag’ Luizit, i cili nuk ka reaguar ende. Ky status i Kristit vjen pas përplasjes së Deas me Luizin.

Gjatë një koncerti në Shkodër Luizi tha përpara të pranishmëve mbrëmjen e djeshme se Shkodra nuk ishte provincë duke kujtuar një deklaratë të Deas e cila i kishte thënë “provincial” në BBV.  Ai tha se “ajo e kishte zakon çfarë vinin djemë iu hipte, iu zbiste”, duke kërkuar më pas atë që ai e quan “ndihmë” të të pranishmëve për t’i bërë një dedikim Deas dhe “kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”. Më pas ai bashkë me të pranishmit këndon “O Lulija jonë me limona”. Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet teksa nuk ka munguar një reagim edhe nga Dea.

Në disa statuse në Instagram ajo shkruan se nuk ka thënë se Shkodra është provincë por që Luizi ka mentaliteti provinciali. “Sa për hipje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën. Për më tepër, ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja.”- shkruan ajo.

Dea e konsideron Luizin “mosmirënjohës” duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”, duke shkruar se nëse do e padiste do kishte dalë nga shtëpia i shoqëruar nga policia.

You may also like ...