Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është duke u përgatitur për publikimin e albumit të ri.
E teksa po merr pjesë në paraqitje të ndryshme muzikore, 33-vjeçarja po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory se i kishte mbërritur një dhuratë, buzëkuq në formë të organit gjenital mashkullor.
Kjo dhuratë i ka ardhur asaj nga shoqja e saj, Isamaya Ffrench, e cila njihet për prodhimin e produkteve kozmetike ekstravagante.
Rikujtojmë që Rita po përgatitet pasi më 14 korrik do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri “You & I”, i cili do të ketë gjithsej 12 këngë të reja.
- Vila e Silvio Berlusconi-t mund të kthehet në muze
- Eni Koçi feston 27-vjetorin më të veçantë: Më e lumtur se kurrë!