Këngëtarja e njohur nga Kosova Loredana ka provokuar ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa postoi një foto ku shihet duke u puthur me një djalë misterioz. Loredana prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Dyshja janë parë shpesh bashkë, por tashmë artistja ka postuar edhe një foto që duket se konfirmon lajmet.
Në foton e publikuara këngëtarja 27-vjeçare shfaqet duke u puthur dhe ndonëse nuk ia ka treguar të plotë fytyrën, njerëzit janë të sigurtë që bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar.
Karim Adeyemi është një futbollist profesionist gjerman që luan si sulmues për klubin e Bundesligës Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane. Nuk dihet se janë njohur dyshja me njëri tjetrin por duket se fakti që kanë vendosur ta bëjnë lidhjen publike, tregon se është më shumë se një romancë kalimtare.
- Me foton romantike, Dua Lipa uron partnerin në 41-vjetorin e lindjes
- Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët