Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e saj të 39-të së fundmi dhe i ka quajtur të 30-at e saj si dekadën më të keqe. “Unë e urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja e “Good American” përmes një InstaStory, ndërsa tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast.
Ylli i “Kardashians” zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi një shenjë plus dhe një gisht të mesit. “Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale”, shkroi Khloe.
Khloe Kardashian, në episodin më të fundit të The Kardashians, ka folur për një mashkull të ri të mundshëm në jetën e saj. Gjithçka filloi kur ajo shoqëroi motrën e saj Kim Kardashian në sfilatën magjepsëse të modës Dolce & Gabbana në Milano. Kim kishte planifikuar të lidhte Khloé-n me askënd tjetër përveç aktorin titalian, Michele Morrone, i njohur për rolin e tij në filmin “365 Days”.
“Mendoj se ai është shumë seksi. Ai është tamam burrë. Unë dua një burrë të mirë. Ai është padyshim seksi, i gjatë dhe muskuloz. Unë mund ta shoh atë si, uf… Ai është shumë i mirë”, tha Khloe.
- Dafina dhe DJ Geek i japin fund raportit edhe në muzikë
- Nga Ronaldo te Messi e Mbappe, futbollistët kryesojnë listën e më të paguarve në sport! Surprizon golfi