Header

Probleme me shëndetin mendor, Pete Davidson hyn në rehabilitim

NEW YORK, NEW YORK - MARCH 05: Pete Davidson attends the premiere of "Big Time Adolescence" at Metrograph on March 05, 2020 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Gjërat po bëhen të vështira për Pete Davidson pasi mediat ndërkombëtare thonë se ai hyri në rehabilitim.

Lajmin e ka dhënë një burim pranë aktorit për NBC News. Deri më tani nuk dihet pse ai është futur në rehabilitim. Megjithatë, lajmi u bë publikë pas një incidenti që ish-i i Kim Kardashian kishte kaluar në Beverly Hills.

Sipas informacioneve, aktori po përballet me akuzën për pakujdesi pasi dyshohet se marsin e kaluar ka përplasur makinën e tij në një shtëpi.

Davidson po ngiste Mercedesin e tij i cili u ngjit në bordurë, goditi një hidrant zjarri dhe u përplas me një shtëpi. Nga përplasja nuk ka persona të lënduar rëndë.

Aktori ka kërkuar më parë ndihmë për probleme të shëndetit mendor. Ai u diagnostikua në vitin 2017 me çrregullim të personalitetit kufitar dhe u zbulua se vuante nga depresioni dhe ankthi.

You may also like ...