Header

Sekretet e Christina Aguilera për humbjen në peshë

Christina Aguilera ka bërë revolucion në trupin e saj duke arritur të mbajë një fizik të shëndetshëm. Ajo ka arritur të humbasë aq shumë në peshë, saqë është e vështirë ta njohësh.

Britanikja Daily Mail shkruan se sekreti i saj ka qenë përkushtimi ndaj një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe një regjimi rigoroz të ushtrimeve.

Aguilera ka zbuluar se asnjëherë nuk ushqehet me ushqime ditore mbi 1600 kalori dhe si i i përmbahet një regjimi të pasur me bimë dhe konsumon fruta dhe perime.

Gjithashtu asaj i pëlqen joga, boksi si dhe stërvitet dy deri në pesë herë në javë.

Në Shkurt të vitit, 2012 këngëtarja bëri me dije se kishte ndaluar së peshuari dhe kishte filluar ta donte trupin e saj.

You may also like ...