This picture shows the Galerie des Glaces (Hall of Mirrors) in the Chateau de Versailles, in Versailles, west of Paris, on June 19, 2023. - AFP photos
Ambjentet private prapa një dere të fshehtë në dhomat e mbretëreshës, po rihapen për publikun si pjesë e 400-vjetorit të pallatit.
Apartamenti privat i Marie Antoinette, i fshehur prapa një dere sekrete në pallatin e Versajës është rihapur për publikun pas një rinovimi madhor.
Dhomat ku përfshihet buduari i makiazhit, libraria dhe një dhomë bilardoje, shtrihen në dy dhoma dhe kanë pamje nga kopshtet.
Ato besohet se janë vendi ku mbretëresha e fundit e Francës fshihej gjatë kryengritjes në Versailles gjatë revolucionit francez të vitit 1789.
Rihapja e apartamentit të vogël po luksoz ku Marie Antoinette luante me fëmijët dhe priste të ftuarit e ngushtë, shënon fazën e fundit të projektit për 400-vjetorin e pallatit, ku përfshihet dhe restaurimi i dy daljeve sekrete; njëra drejt vilave rurale të pyllit dhe tjetra drejt pallatit Petit Trianon.
Marie Antoinette e lindur në Austri, ishte 14 vjeçe kur erdhi në Francë për t’u martuar me atë që do të behej mbreti Louis XVI. Ajo nisi të drejtonte dekorimet dhe veshjet e brendshme të dhomave pak pasi u bë mbretëreshë në 1774 dhe vijoi deri në 1788.
Por kërkesat e saj të shumta besohet se sollën zemërimin e arkitektit të mbretit Ange-Jacques Gabriel.
Historianët kanë studiuar pamjet që mund të kishin pasur ambjentet e brendshme dhe sipas shijeve ekstravagante të mbretëreshës ata besonin se ishin një përzierje floriri e mëndafshi ku Marie qëndronte me fëmijët dhe mikeshat e saj më të ngushta.
“Kuratorët e Château de Versailles kanë punuar shumë vite për të rikrijuar pamjen e ambjenteve private të mbretëreshës,” thotë kuratorja Catherine Pégard.
“Në këto dhoma pranoheshin vetëm disa anëtarë të stafit dhe miqtë më të ngushtë të saj, prandaj u ofrojnë vizitorëve detaje të jetës së Marie Antoinette, në lidhje me etiketën dhe intimitetin e saj”, shton ajo.
Laurent Salomé, drejtori i pallatit thotë se rikonstruksioni ishte i vështirë prej mungesës së të dhënave historike por u krye prej “interesit publik për hapësirat private të monarkisë franceze”.
Dy dhomat bashkë me ‘boudoir-in’ e mbretëreshës ishin të dekoruara me pllaka ‘toile de Jouy’ me dizajnë ananasi, që asokohe ishte simbol i pushtetit dhe pasurisë.
Mëngjesin e 6 tetorit 1789, turma e egërsuar hyri në pallatin e Versailles, ndërsa Louis XVI dhe Marie Antoinette u larguan me fëmijët për të mos u kthyer më kurrë.
Ata u kapën në 1791, dhe u ekzekutuan në gijotinë në 1793 me akuza tradhtie.
- Një tjetër statujë kushtuar Shakirës! Detaje rreth saj!
- Capital T flet për lidhjen e tij të dashurisë dhe ndan detajet e koncertit madhështor!