Header

Taylor Swift refuzon ftesën e Meghan Markle!

Taylor Swift refuzoi ftesën për t’u shfaqur në podcast-in e anuluar tashmë të Meghan Markle, edhe pse Dukesha e Sussex-it i shkroi personalisht artistes.

Pretendimi erdhi si pjesë e një artikulli në lidhje me përpjekjet e saj dhe të Princit Harry për të hyrë në Hollywood pasi u tërhoqën nga jeta mbretërore. Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, raporti thonte se Meghan punoi me njësinë Gimlet të Spotify për të krijuar një listë të të ftuarve të mundshëm.

Ish-aktorja thuhet se i shkroi një letër personale duke e ftuar këngëtaren e “Midnights” në podcastin e saj, por Swift nuk pranoi përmes një përfaqësuesi.

“Archetypes” debutoi në gusht 2022 dhe shfaqi një numër të ftuarish të profilit të lartë si Serena Williams, Mariah Carey dhe Paris Hilton. Gjatë 12 episodeve, Markle dhe të ftuarit e saj diskutuan disa nga stereotipet me të cilat përballen gratë. Pas debutimit të tij u ngjit në krye të top listave të Spotify në SHBA, Kanada, MB, Australi. Por Spotify dhe Archewell, kompania e prodhimit të Sussexes, më vonë njoftuan se “kishin rënë dakord reciprokisht të ndaheshin” në një deklaratë të përbashkët.

“Podcasti nuk do të prodhohet më në Spotify pasi ne po ndahemi reciprokisht”, tha një përfaqësues i Archewell Audio për Insider. Është ende e paqartë nëse ka plane për të vazhduar prodhimin e shfaqjes për një platformë tjetër.

You may also like ...