Header

Iu rikthye aktrimit, Jennifer Lawrence flet për filmin e ri

Fituesja e çmimit ‘Oscar’ Jennifer Lawrence është rikthyer në ekranet e kinemasë me filmin “No Hard Feelings”.

32-vjeçarja u shkëput nga aktrimi për dy vite dhe në fillim të vitit 2022 aktorja u bë nënë.

Duke folur për rikthimin në ekreanin e madh, aktorja u shpreh e emocionuar për projektin e ri kinematografik dhe bashkëpunimin me aktorin Andrew Feldman.

“Që nga dita e parë unë e adhurova Andreë dhe ai është një nga miqtë e mi më të ngushtë. Ne kemi kimi shumë të mirë së bashku”.

Jennifer Lawrence luan personazhin Maddie, një grua në fillim të të 30-ave që ka qenë e pafat në dashuri, e cila ende jeton në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e vetme që nga vdekja e nënës së saj dhe që nuk ka shumë ide se çfarë të bëjë me jetën e saj.

E ndodhur në telashe financiare ajo ka një mundësi për të ndryshuar jetën. Ajo njihet me të afërmit e të riut Percy 19 vjeç i cili është një natyrë mjaft introverte.

Prindërit e tij kërkojnë për një vajzë e cila mund të shoqërohet me djalin e tyre dhe pikërisht këtu nis historia e tyre.

“No Hard Feelings” e paraqet Percyn si një adoleshent naiv dhe të shqetësuar, por në thelb të zakonshëm, i cili nuk ka nevojë të bëjë asgjë, përveçse të zhvillohet sipas mënyrës si tij.

“No Hard Feelings” del në kinematë amerikane më 23 Qershor.

You may also like ...