James Cameron, regjisori që drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik, në një intervistë të dhënë është shprehur se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses Titan. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut.
Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur.
Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.
Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.
“Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.
- Elvana Gjata ‘bën namin’ në stadiumin “Air Albania”, nga performancat “shpërthyese” te propozimi për martesë
- Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor në ‘Air Albania’: Ja kujt ia dedikon