Header

Kapi syzet qe Beyonce hodhi në koncert, fansi i nxjerr në ankand për 17 mijë euro!

Një fans me fat i Beyonce kapi mes turmës syzet e diellit që hodhi këngëtarja gjatë një koncerti në stadiumin Tottenham Hotspur, dhe ka vendosur ta shfrytëzojë këtë rast më së miri. Syzet mendohet se janë bërë me porosi nga marka e njohur e modës luksoze “Off White”.

Ai ka vendosur t`i nxjerrë në ankand. Personi i quajtur Valentino, fillimisht u bë viral në TikTok pasi ndau një video me syzet. Këngëtarja e “Crazy in Love”, 41 vjeçe, i hodhi syzet teksa performonte këngën e saj, “Diva”.

Rojet e sigurisë arritën t`i merrnin herën e parë, por më vonë Beyonce i lëshoi përsëri mes turmës.

Valentino ishte njeriu me fat që arriti t`i kapte dhe tani po i nxjerr në ankand për 15 mijë paundë apo 17.507 euro në Omega Auctions, dhe kjo pavarësisht faktit që syzet e diellit “Off White” zakonisht shiten me pakicë rreth 200 paundë (233 euro). Turneu botëror “Renaissance” filloi muajin e kaluar me një koncert të 17 majit në Stokholm, Suedi, dhe që atëherë këngëtarja është ndalur në vendet kryesore europiane, duke përfshirë Parisin dhe Londrën.

https://youtu.be/VIgxnyQQI-Q

You may also like ...