Balina Bodinaku ishte e ftuar në emisionin “N’kafe”, ku u prekën tema nga Big Brother VIP, e u fol ndër të tjera edhe për relatat e saj me Arbana Osmanin. Duke iu referuar edicionit të kaluar, moderatorja u shpreh se ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar pikërisht komenteve të Balinës ndaj Donaldit.
Kjo e fundit u shpreh e cuditur nga ky përcaktim, në një kohë kur vetë Arbana më herët qe shprehur se normalisht, opinionistët kanë mendimin e tyre.
“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”, u shpreh Balina. Më pas, e pyetur nëse është ftuar në dasmën e Arbanës, pohoi se nuk e priste një ftesë.
“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”, tha ajo duke e kaluar këtë temë me mjaft delikatesë.
- Kurorëzoi dashurinë me Klea Hutën, por Elgit Doda zbulon se çfarë nuk shkoi në dasmë
- Borën apo Kiarën? Ja cilën zgjedh Olsa Muhameti!