Së fundmi, Eva Mendes ka zbuluar një nga sekretet e saj të bukurisë për të treguar fytyrën e saj natyrale.
Aktorja kubano-amerikane tha se praktikon dermaplaning, e cila është një procedurë eksfolimi fizik i ngjashëm me procesin e rruajtjes së mjekrës, në të cilin përdoret një bisturi kirurgjikale sterile për të rruar butësisht sipërfaqen e lëkurës së fytyrës, e cila kryesisht heq qelizat e vdekura, si dhe qime shumë të holla në fytyrë.
Kjo teknikë gjithashtu minimizon shfaqjen e shenjave të akneve dhe rrudhave.
“Kam marrë shumë komente nga gra që kanë rruar fytyrat e tyre për vite, mendoj se ‘dermaplaning’ është fjala e duhur dhe më pëlqen!”, tha Eva Mendes.
- Kafshët shtëpiake do të zënë një vend në parlamentin italian
- Për herë të parë në histori: Deputetja italiane ushqen me gji djalin e saj në Parlament