Mes frikës së përhapjes së koronavirusit, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Javën e Modës në Paris.Modelet janë shfaqur në pasarelë me fytyrë të mbuluar.
Veshjet ishin pjesë e koleksionit të stilistes franceze Marine Serre.
Sfilata u zhvillua mes shqetësimeve në rritje për shpërthimin koronavirusit, që shkaktoi rënie të tregjeve në gjithë botën.Në koleksionin e saj këtë javë, Serre tregoi një gamë veshjesh që mbulonin fytyrat e modeleve.
Por përveç modeleve që sfilonin në Javën e Modës në Paris, gjithashtu edhe disa anëtarë të audiencës mbanin maska.
Njerëzit që ishin të ftuar në sfilatë për të parë koleksionin vjeshtë/dimët të Dries Van Noten gjithashtu u panë të mbuluar në fytyrë.
- SZA dhe Timberlake lançojnë duetin “The Other Side”
- Neymar hedh për herë të tretë në gjyq Barcelonën