Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo në jetën private.
Në një intervistë për revistën “The Times”, aktorja ka folur për miqësinë e tyre.
“Do të doja që njerëzit ta dinin se sa argëtuese, simpatike dhe e zgjuar është Victoria. Mendoj se ajo është normalisht një introverte, por nuk është e tillë me mua. Ne jemi të pandara”, është shprehur Longoria.
Dy zonjat e famshme u takuan nëpërmjet ish-bashkëshortit të Eva-s, basketbollistit francez, Tony Parker, i cili ishte mik i mirë me bashkëshortin e Victoria-s, David Beckham.
“Ajo është shumë e përkushtuar. Nuk ka asnjë moment që nuk mund t’i telefonoj nëse kam nevojë për ndonjë gjë. Ne shpesh flemë së bashku. Kryesisht ndodh në vilën e Victoria-s. Mund të flasim gjithë natën”, ka treguar më tej aktorja.
- John Depp mund të kthehet si Jack Sparrow? Disney shqyrton vendimin!
- Mbreti Charles III i dhuron vajzës së Herry-t një shtëpi me rastin e ditëlindjes