Historia e dashurisë së Taylor Swift dhe Matty Healy ka marrë fund.
“Ata janë të dy jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk nuk përshtaten me njëri-tjetrin,” tha një burim për Entertainment Tonight.
“Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që lidhja e tyre u prish sepse së fundmi ajo doli nga një lidhje afatgjatë,” shtoi burimi duke iu referuar ndarjes së Taylor-it me Joe Alwyn në prill.
Një mik i afërt tha për TMZ se Swift është sërish “single” – vetëm një muaj pasi ajo dhe këngëtari i grupit 1975 bënë publike lidhjen e tyre.
Lidhja e tyre u përfol vetëm një muaj pas ndarjes nda Alwyn, me të cilin Taylor ishte në një lidhje për 6 vjet.
Në këngën e saj “You’re losing me”, ajo lë të kuptohet se Joe Alwyn nuk donte ta çonte marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.
- Avokatja e Depp flet për raportet me aktorin pas përfundimit të gjyqit
- John Depp mund të kthehet si Jack Sparrow? Disney shqyrton vendimin!