Header

Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones” e “The Exorcist”, Max Von Sydow

Aktori Max von Sydow ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Francë në moshën 90 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij.
“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, ka thënë agjenti Jean Diamond në njoftimin e tij.“Star Wars: The Force Awakens”, “Game Of Thrones” e “Extremely Loud And Incredibly Close” – janë disa nga realizimet kinematografike për të cilat ai ka qenë i njohur.Ylli suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.
“The Exorcist” dhe “Minority Report” janë realizimet E tjera shumë të suksesshme të Von Sydow.

You may also like ...