Pas fitores së edicionit të dytë të “BBVIP”, Luiz Ejlli është totalisht i fokusuar te karriera e tij në muzikë.
Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re “Përjetësisht”, e cila menjëherë ka grumbulluar miliona klikime, ku, respektivisht brenda 24 orëve numëron mbi 1 milion.
Por, me sa duket, kënga po arrin rekorde përtej Shqipërisë, e po konkurron me hitet botërore.
“Përjetësisht” renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara e të klikuara të momentit.
- Çiftet e lumtura shtojnë më shumë peshë, sipas studimit
- Veshja e pazakontë e Bianca Censorit dhe Kanye West