Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmuan teksa po pinin kafe së bashku.
Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.
Mirëpo, ka aludime se ribashkimi i tyre ka ardhur pasi janë në pritje të fëmijës së parë. Vivien publikoi në Instagram një video ku u shfaq me barkun paska më të rrumbullakosur mbi të cilin ajo mbante dorën sikur e përkëdhelte.
Sakaq, sreperi duket se ka konfirmuar rikthimin. Ai ka publikuar në Instastory një foto krah Vivien, duke mos shkruar asgjë.
Lidhur me raportimet se do bëhen prindër nuk ka ende asnjë reagim prej tyre.
- Nga njohja te martesa dhe zgjerimi i familjes: Rrëfimi i rrallë i partneres së Elvis Pupës
- Butrinti së shpejti dhëndër, pret lulet në dasmë