Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka marrë pjesë në “amfAR Gala” në Kanë, ku tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj tejet sensuale dhe unike.
Këngëtarja 33-vjecare, autore e shumë hiteve ndërkombëtare mori vëmendje të madhe në mbrëmjen e mbushur me yje ndërkombëtare.
Veshja e saj nga Faraz Manan mburrej me një model korseje në pjesën e sipërme e të lëshuar deri në fund të këmbëve. Fustani shoqërohej me një model interesant në shpinë, një kordele të madhe ngjyrë kafe, e cila i dha shumë hijeshi këngëtares.
Ndërsa flokët Bebe i stiloi duke i kapur tërësisht me disa fije të lëshuara në fytyrë.
Kjo dalje publike vjen pasi Bebe dha një intervistë, ku mes shumë gjërave foli edhe për shtimin në peshë për shkak të vezores policistike.Ajo theksoi se kishte lexuar komentet në një nga videot e saj të fundit në TikTok dhe nuk ishte e kënaqur me atë që thuhej për të.
Pavarësisht shtimit në peshë, ajo nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.
- Celine Dion po anulon turneun e saj në mes të betejës së vazhdueshme shëndetësore me Sindromën e Personit të ngurtë. Këngëtarja 55-vjeçare bëri një njoftim zyrtar në rrjetet e saj sociale duke treguar se të 42 datat e ardhshme në turneun e saj Botëror Courage po anulohen. “Me zhgënjim duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror ”, shkruhej në mbishkrimin e një postimi në Instagram. Në një deklaratë, Dion citohet të ketë thënë: “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Nuk është e drejtë për ju që vazhdojë të shtyjë shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk jam duke hequr dorë… dhe mezi pres t’iu shoh përsëri.” Artistja njoftoi diagnozën e saj të rëndë në dhjetor në një video emocionuese të postuar në Instagram. “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për t’ju kontaktuar, më mungoni shumë dhe mezi pres të jem në skenë duke ju folur personalisht,” nisi ajo mesazhin e saj. Këngëtarja e “My Heart Will Go On” tregoi se ndërsa më në fund ka kuptuar se çfarë i shkakton problemet e saj shëndetësore, çrregullimi ka ndikuar në jetën e saj të përditshme dhe mënyrën se si ajo performon në skenë. “Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur,” shpjegon Celine. “Për fat të keq këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”./
- Studimi: Një fetë bukë në mëngjes ndihmon në humbjen e peshës