Shakira është kthyer në më të mirën e saj. Këngëtarja vendosi të linte jetën e saj në Barcelonë pas ndarjes nga Gerard Pique, duke u shpërngulur në Miami me fëmijët e saj për të filluar nga e para.
Këngëtarja është vënë re në të gjitha llojet e ngjarjeve: nga pjesëmarrja në evente të zhvilluara në Miami, ku në një prej tyre u nderua me çmimin si “Gruaja e Vitit”, deri tek argëtimi me Gisele Bundchen.
Së fundmi Shakira ka treguar se po e shijon në maksimum jetën në Miami, teksa postoi një video në Instagramin e saj ku shihet duke lundruar mbi një surf. “Nëse nuk ka valë, ato krijohen”, shkroi ajo krah postimit.
Ndjekësit e saj në Instagram u mahnitën me aftësitë e saj në surf dhe të shumta ishin komentet ku ata shprehnin kënaqësinë e tyre. “Dhe kjo është arsyeja pse bota e preferon Shakirën mbi këngëtaret e tjera. Ajo është e natyrshme.. 100% siç është”, tha një fanse. “Femra perfekte ekziston… mirë që dole nga ai burg me atë djalë të mërzitshëm”, komentoi një tjetër.
- Katy Perry po largohet nga roli i gjyqtares në “American Idol”?
- Hakerat marrin llogarinë e Maradonës, vendosin foto profili Pele-në! ‘Kam inskenuar vdekjen’