Header

Kim flet për divorcin nga West: S’mund të ndihmosh ata që s’duan ndihmë

Kim Kardashian dy vite pas divorcit ka bërë një reflektim mbi marrëdhënien me ish-bashkëshortin Kanye West. Në një intervistë në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty”, ajo e bëri të qartë se “gjendet mirë” aktualisht dhe ka mësuar që s’mund të ndihmosh njerëzit që nuk duan ndihmë”.

Pa e përmendur emrin e reperit, Kim u shpreh: “S’mund t’i imponosh bindjet e tua dhe t’i projektosh te dikush që mendon se diçka është totalisht ndryshe. Është mirë të kesh pikëpamje të ndryshme. Është arsyeja pse bota rrotullohet. Por nëse nuk përputheni në moral dhe vlerat thelbësore, është në rregull që ta kuptosh se jeta është e shkurtër dhe të gjesh njerëz që përshtaten me atë që beson”.

Më tej ajo shtoi se, “Se mund t’i detyrosh njerëzit të bëjnë gjëra” dhe “të presësh që ata të jenë ku ndodhesh ti, në nivelin tend. Ndonjëherë ndihem sikur njerëzit mendojnë që nëse një marrëdhënie nuk funksionon, është dështim por unë nuk e shoh kështu, 10 apo 15 vjet bashkë. Nuk është dështim. Është e bukur”.

Kujtojmë që udhëtimi i Kardashian dhe West filloi në vitin 2012, lidhën martesën në 2014 ndërsa në vitin 2021 çifti vendosi të ndahej. Ata kanë 4 fëmijë nga kjo martesë, kujdestaria e të cilëve u përcaktua në nëntor 2022 së bashku me marrëveshjen e divorcit.

You may also like ...