Header

Miqtë e DiCaprio të mërzitur me Gigi Hadid! Arsyeja s’duhet humbur!

Jeta e dashurisë së Leonardo DiCaprio është shpesh në titujt kryesorë të lajmeve. Këtë herë, 48-vjeçari është në qendër të vëmendjes pasi miqtë e tij mendojnë se Gigi Hadid, e cila është 28 vjeçe, po i merr të gjithë kohën dhe e ndalon të shoqërohet me të gjithë miqtë e tij.

Kjo sipas një burimi të brendshëm që ka folur për RadarOnline për DiCaprion dhe Hadid, për të cilët fansat duket se janë shumë të interesuar. Burimi ka thënë se DiCaprio zakonisht është shumë i shoqërueshëm. “Ai është shumë më pak i disponueshëm për netët dhe takimet e pokerit, dhe miqtë po fajësojnë Gigin për monopolizimin e të gjithë kohës së tij”, tha burimi i brendshëm për RadarOnline.


Ka pasur shumë konfuzion në lidhje me marrëdhënien e DiCaprios dhe Hadid pasi ata u lidhën së bashku në fillim të vitit. Më pas dukej se lidhja e tyre nuk eksitonte, por që atëherë ata janë parë sërish bashkë në publik.

“Leo kishte sy vetëm për Gigi-n”, tha burimi, i cili shtoi se ishte e qartë se të dy janë padyshim “ende me njëri-tjetrin”. “Gigi dhe Leo janë të dy njerëz nate. Ata qëndrojnë për darkë dhe pushojnë së bashku në dhomat e hoteleve ose rezidencat private, shpesh për ditë të tëra”.

 

You may also like ...