Më 19 maj 2018, Meghan Markle dhe Princi Harry u bashkuan në lidhjet e shenjta të martesës në Kështjellën Windsor.
Sot, çifti feston përvjetorin e pestë dhe fotot e tyre më të mira nga paraqitjet e përbashkëta i kemi gjetur të postuara në llogarinë e tyre në Instagram.
Në të gjitha ato shihen të kapur për dore, një element që dëshmon dashurinë e tyre dhe gjithashtu lidhjen që kanë.
Megjithatë, dasma e tyre kishte tërhequr vëmendjen mbarëbotërore. Për shkak të pozicionit të dhëndrit si i gjashti në radhën e fronit, në atë kohë, çifti pati mundësinë të trajtonte personalisht shumë detaje dhe ta bënte dasmën e tyre pak më moderne se dasmat e mëparshme mbretërore.
Çifti hapi terren të ri duke ftuar 1200 anëtarë publik nga e gjithë Commonwealth në dasmën e tyre. Ndërsa të ftuarit personalë të çiftit ishin 600. Pak orë para dasmës, Mbretëresha Elizabeth i dha Princit Harry titujt e Dukës së Sussex, Earl of Dumbarton dhe Baron i Kilkeel.
Meghan Markle kishte veshur një fustan nusërie nga stilistja britanike Claire Waight Keller e Givenchy dhe një diademë që i ishte dhuruar nga Mbretëresha. Princi Harry kishte veshur uniformën blu të mbretërve. Pas dasmës, të porsamartuarit bënë një shëtitje me karrocë në zonën e Windsor./abcnews.al
- Luiz Ejlli bën reagimin e rëndësishëm në rrjetet sociale: ‘Nuk i harroj ata që nuk ma kthyen shpinën’
- Stuhi e frikshme në Ankara, divani ‘fluturon’ në qiell.