Header

Luiz Ejlli bën reagimin e rëndësishëm në rrjetet sociale: ‘Nuk i harroj ata që nuk ma kthyen shpinën’

Me një status me nënkuptime të fshehura, Luiz Ejlli ka reaguar pë rata që mendojnë se po tregohet mosmirënjohës me shokët e tij.

Ditët e fundit deklarata e tij se nuk fliste prej vitesh me dy miqtë, Jonin dhe Marion, dhe se Meridianin nuk e njihte personalisht bëri xhiron e rrjetit. Dhe njerëzit janë ndarë në dy grupe me mendime të ndryshme. Ata që mendojnë se ka vepruar mirë dhe ata që thonë se po tregohet mosmirënjohës sepse e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.

Në statusin e tij në Instagram, Luizi ka rikujtuar edhe një herë se nuk i harron njerëzit që i kanë qëndruar pranë kur kishte nevojë. Teksa nënvizon “Ata që nuk ma kthyen shpinën.”

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur s’kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë dhe natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty Publiku im. Ju do Luizi Fort!”-shkruan ai.

You may also like ...