Britney Spears vazhdon të mbyllë thashethemet se martesa e saj me Sam Asghari është “e trazuar”.
Këngëtarja e “Toxic” postoi të mërkurën në Instagram një foto të tyre duke u puthur. “Ok jam krenare për lulet e mia!! Unë kam qenë mjaft modeste për shtëpinë time!!! Unë po e ridizajnoj! Ndihem kaq e bekuar që jam me një bashkëshort kaq të jashtëzakonshëm që më frymëzon çdo ditë!!!”, shkroi artistja.
Jo shumë kohë më vonë, Spears shpërndau gjithashtu një video të bashkëshortit dhe mikut të tij dhe zbuloi se ishte “hera e parë” që ajo po kalonte kohë me një nga miqtë e Asghari. “Hera e parë që rri me një nga miqtë e burrit tim!!! Djemtë e mi janë në atë moshë të vështirë ku unë nuk kam mundur të rri me ta prej 4 vitesh”, u shpreh artistja.
Britney ka postuar shpesh për aktorin që nga e hëna kur u transmetua dokumentari tronditës i TMZ për jetën e saj pas konservatorit. Ndërsa Spears dukej relativisht e shqetësuar nga projekti i paautorizuar, Asghari foli publikisht për dokumentarin përpara publikimit të tij. “Më dukej absolutisht e neveritshme për njerëzit që ishin në jetën e saj kur ajo nuk kishte zë, ata shkuan dhe treguan historinë sikur të ishte e tyre”, filloi Asghari në një video të postuar në Instagram Story të dielën mbrëma. “Ishte absolutisht e neveritshme.”
- Festivali i Kanës, çfarë veshën yjet në tapetin e kuq
- E mohoi si shok, Meridian nxjerr ‘zbuluar’ Luizin