Johnny Depp dhe marka luksoze Dior po vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.
Ylli i “Pirates of the Caribbean” ka nënshkruar një marrëveshje historike prej 20 mln Dollarëshe e cila është kontrata me vlerën më të madhe të nënshkruar ndonjëherë kur bëhet fjalë për parfumet për meshkuj.
Më parë, më e madhja ishte marrëveshja prej 12 milionë dollarësh e Dior me aktorin Robert Pattinson.
Depp ka punuar me markën që nga viti 2015, edhe pasi Dior u përball me reagime të shumta kur aktori ishte në mes të problemeve ligjore.
Bashkëpunimi i aktorit bëri bujë vitin e kaluar kur një nga reklamat e aktorit për Dior Sauvage u shfaq në televizione të ndryshme vetëm një javë pasi Depp doli fitues ndaj gjyqit me ish-bashkëshorten Amber Heard.
Pas fitores së asaj beteje ligjore aktori dhuroi 1 milion Dollarë nga fitorja e tij për bamirësi.
Kjo marrëveshje historike vjen në një kohë kur aktori pritet të dalë në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën botërore të filmit “Jeanne du Barry” ku Depp portretizon mbretin Luigji XV.
- Rita Ora flet për herë të parë për dasmën e saj sekrete
- Sot finalja e “Eurovision”, kush janë pretendentët për të fituar?