![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/pamela-anderson-bathing-suit-split-ss-jt-230428_1682709943571_hpMain_16x9_992.jpg)
Pas 30 vitesh, Pamela Anderson ka veshur sërish kostumin e kuq të Baywatch. Aktorja zgjodhi këtë mënyrë origjinale për të hedhur në treg koleksionin e saj të ri të rrobave të banjës, duke e bërë publikun nostalgjik për vitet ’90.
Koleksioni do të quhet “Frankie Bikinis” dhe do të prezantohen më 4 Maj kur ylli i Baywatch do të kujtojë edhe një herë rolin që e bëri të famshme për publikun.
“Kam veshur rroba banje gjatë gjithë kohës, kam provuar gjithçka. Kështu që kam shumë informacione kur bëhet fjalë për rrobat e banjës”, është shprehur Pamela Anderson për revistën Vogue.
Edhe pse ishte roli që e bëri të njohur në botë, Anderson fillimisht nuk donte ta pranonte rolin duke e refuzuar atë plot 11 herë.
-
Michelle Obama ia merr këngës “Born in Usa” së bashku Bruce Springsteen në Barcelonë
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, çfarë duhet të dimë për 1 Majin