Header

Izrael, prodhohet peshku i parë laboratorik

Një kompani  izraelite ka krijuar fileton e parë të peshkut të kultivuar në botë e cila ka shije natyrale.

Steakholder Foods shprehet se ka printuar në 3D peshkun, i cili është i gatshëm për t’u gatuar. Kompania thotë se shija dhe tekstura janë të njëjtat me peshkun e egër, por nuk dëmton mjedisin.

Kompania ushqimore mendon se kjo risi do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme që do të rrisin sigurinë ushqimore.

Produkti u prodhua duke përdorur qelizat e peshkut të marra nga një kompani partnere. Më pas, Steakholder punoi në përmirësimin e shijes dhe teksturës së peshkut të printuar duke mbërritur drejt një prototipi.

Kompania po kërkon zgjidhje që nuk cenojnë kafshët për të prodhuar varietete mishi dhe peshku si një alternativë ndaj peshkimit dhe rritjes së bagëtive.

Ndryshe nga mishi i printuar në 3D i cili duhet vendosur në inkubator dhe të maturohet pas printimit, peshku është menjëherë gati për t’u gatuar pas këtij procesi.

You may also like ...