Emily Ratajkowski ka zbukuruar kopertinën e numrit të ri të revistës së njohur Vogue dhe ka folur për jetën e saj private. Modelja 31-vjeçare e cila u fotografua duke u puthur me këngëtarin Harry Styles muajin e kaluar në Japoni zbuloi se nuk e priste që marrëdhënia me artistin do të pushtonte mediat sociale.
“Është shumë e çuditshme që përvojat e tua personale të komentohen nga e gjithë bota. Interesi që ekziston për jetën time private është shumë i madh. Jo se jam e befasuar, por është një pjesë e vogël e jetës sime”, është shprehur ajo për Vogue.
Aktorja e “Gone Girl” la të kuptohej se lidhja me Styles mund të ketë nisur shumë më herët nga sa ka ditur publiku. 31-vjeçarja e cila ka një djalë 2-vjeç me ish-bashkëshortin e saj Sebastian McLaird u pa duke u shoqëruar me ish-anëtarin e One Direction muajin e kaluar.
Dyshja u fotografuan në rrugët e Tokios, ku Styles ishte në qytet për koncertet e tij gjatë turnut “Love On Tour”.
- Meghan Markle kritikon mediat britanike
- Kjo është gruaja më sensuale e vitit 2023, sipas prestigjozes Maxim