Header

Zbulohet data e koncertit të Maluma-s në Tiranë

Këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare, Maluma pritej të mbante për herë të parë një koncert të organizuar nga ‘Connext’ në Shqipëri, më datë 14 mars në sheshin e Tiranës. Fansat e tij treguan menjëherë entuziasmin, duke zbuluar se do të ishin prezentë në koncert.

Mirëpo për shkak të gjendjes së krijuar nga ‘Corona Virus’, koncerti u anulua dhe madje i gjithë turneu i 26-vjeçarit u shty për një kohë të pacaktuar.

Së fundmi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut të tij “11/11”, midis tyre dhe koncertin që do të mbahet në Tiranë. Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020. Koncerti do të mbahet te sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me siguri ndjekësit do t’i gëzohen shumë këtij lajmi, duke shpresuar se situata e vështirë do të kalojë për disa javë.

You may also like ...