Header

Zbardhet misteri: Përse u bë i gjelbër uji i Venecias!

Pak ditë më parë, uji në Kanalin e Madh të Venecias mori papritur një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Dyshimet e para të policisë ishin se mund të bëhej fjalë për një gjest ekstrem nga ana e grupeve ambjentaliste. Megjithatë, sipas Daily Mail, autoritetet lokale kanë zbuluar tani arsyen e vërtetë përse një pjesë e rrjetit të kanaleve të qytetit lagunë u kthye në një ngjyrë jeshile gati fosforeshente në  28 maj.

Transformimi spektakolar duket se në fakt, nuk lidhet me asnjë veprim të ambientalistëve, por është shkaktuar nga një substancë e përdorur për të testuar se sa mirë funksionon sistemi i ujërave të zeza në këtë qytet.

Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Mjedisit të Venetos vuri në dukje se ngjyruesi fluorescein, ishte shfaqur në kampionët e ujit të marra në Venecia, por nuk specifikoi origjinën e tij.

Agjencia theksoi se situata është nën kontroll dhe se analizat “nuk kanë treguar praninë e elementëve toksikë”, duke siguruar kështu vendasit dhe turistët se ndryshimi i ngjyrës së ujit nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.

You may also like ...