Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram ku ndjekësit e kanë pyetur rreth kurioziteteve të ndryshme.
Artistja na ka munguar këto kohë nëpër intervista ndaj pyetjet ishin të shumëllojshme. E sigurisht nuk kanë munguar ato për jetën private. Ronela ka zbuluar se është single, pasi e pyetur “A je e dashuruar”, ajo është përgjigjur thjesht me “Jo”.
Mes të tjerash, këngëtarja nuk e ka fshehur dëshirën për të shkuar sërish në Eurovision duke u shprehur se kush nuk do donte ta ripërjetonte atë eksperiencë.
Sakaq, Ronela nuk e ka kursyer një thumb për koleget e saj. “Bashkëpunim me femër se vdiqëm s’të pamë një herë”- shkruan dikush të cilit Ronela i është përgjigjur duke shkruar: “S’më duan”.
- Georgina Rodriguez “i vë flakën rrjetit” me twerk
- Çmimi i picës në Itali vazhdon të rritet, shkak inflacioni